Situata me koronavirusin, presidenti Meta mbledh sërish Këshillin e Sigurisë

Shqipëria

Situata me koronavirusin, presidenti Meta mbledh sërish Këshillin e Sigurisë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 23:21
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka thërritur ditën e mërkurë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, masat e marra dhe ekonomia.

Mbledhja do të ketë të njëjtin format si ajo e 25 marsit, ku të gjithë pjesëmarrësit e saj do të lidhen përmes një videokonference.

Burime për A2 bëjnë me dije se pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e kanë konfirmuar dhe kreu i PD, Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat