Koronavirusi, infermieri në Kukës infekton 4 familjarë dhe një kolege

Shqipëria

Koronavirusi, infermieri në Kukës infekton 4 familjarë dhe një kolege

Më: 15 prill 2020 Në ora: 10:00
Ilustrim

Kukësi u shtua ditën e djeshme në hartë e të prekurve me COVID-19, ku një infermier rezultoi pozitiv.

Sipas burimeve të Report Tv infermieri në Kukës ka infektuar edhe katër familjarë dhe një koleg i tij, që rezultuan pozitiv me koronavirus.

Burimet konfirmojnë se Instituti i Shëndetit Publik ka kryer 58 tamponë nga të cilët 27 i janë bërë personelit mjekësor dhe pjesa tjetër janë familjarë dhe kontakte të tyre.

Nga personeli mjekësor rezultoi vetëm një infermiere e urgjencës, ndërsa nga kontaktet vetëm 4 familjarë duke e çuar numrin e të prekurve në Kukës në 6 persona.

Bëhet e ditur se familjaret dhe infermieret janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma, të karantinuar në shtëpitë e tyre.

Aktualisht në vend ka shkuar në 24 numri i viktimave, ndërsa janë 475 raste të konfirmuara të personave të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat