Hyn në fuqi akti normativ, qeveria fal gjobat dhe kthen paratë e patentat deri më 15 maj

Shqipëria

Hyn në fuqi akti normativ, qeveria fal gjobat dhe kthen paratë e patentat deri më 15 maj

Më: 19 prill 2020 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Hyn në fuqi akti normativ i qeverisë, për faljen e gjobave të vendosura nga policia për këmbësorët dhe shoferët që thyen rregullat e karantinës.

Akti është botuar në fletoren zyrtare dhe parashikon faljen e gjobave, përfshi dhe dhënien mbrapsht të patentave.

Ata qytetarë që i kanë paguar gjobat e marra do t’u kalohet shuma e prave në llogarinë e tyre bankare.

Në mungesë të një llogarie, paratë do i  dërgohen qytetarit nga institucionet shtetërore.

Kthimi i patentave të bllokuara nga ana tjetër do të bëhet brenda datës 15 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat