Rasti i parë krijon gjendje ankthi në jug, dilema për hapjen e madhe që nis të hënën

Shqipëria

Rasti i parë krijon gjendje ankthi në jug, dilema për hapjen e madhe që nis të hënën

Më: 25 prill 2020 Në ora: 06:19
Ilustrim

Jugu i vendit deri dje ishte shumë i qetë dhe ndjesia e ankthit ishte goxha e ulët. Deri më 23 prill nuk ishte identifikuar asnjë rast i vetëm personazh të infektuar me koronavirus.

Por këtë të premte, autoritetet njoftuan për një person të infektuar me Covid-19 i cili ndodhet në një hotel të Gjirokastrës. Ai ishte kthyer para disa ditësh bashkë me dhjetëra emigrantë të tjerë dhe gjendej në karantinë 14 ditore.

Pas identifikimit kështu të rastit të parë, Gjirokastra gjendet përballë nje vatre te rrezikshme me Covid-19. Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ne Gjirokaster, tha se u mori tamponë 25 personave te gjithë me banim ne qytetin e Gjirokastres.

Mes personave të testuar janë disa punonjës policie, disa punonjës të vendkalimit kufitar Kakavijë, inspektorë dhe punonjës shëndetësorë dhe kontakte të tjera të 54-vjeçarit nga Fieri i cili kishte ardhur një javë më parë nga Lamia e Greqisë.

Banorët thonë se kjo situatë që i ka futur në ankth, erdhi pasi sipas tyre, autoritetet nuk i morën tamponë 26 emigrantëve që erdhën para disa ditësh në Kakavijë, mes tyre dhe 54-vjeçari, por i futën tek hotel "River" në grykën e Këlcyrës, ku edhe u konstatua rasti i parë.

Banorët thonë se i tremben së tepërmi hapjes së madhe që nis të hënën.

Qeveria ka vendosur ta përdorë jugun si test eksperimental për hapje të gjerë, duke lejuar daljen e të gjithë njerëzve dhe mjeteve pa kufizime gjatë ditës dhe pa nevojë për leje apo autorizim. Gjithashtu është e lejuar dhe lëvizja përgjatgë jugut në qytetet dhe fshatrat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat