Gjykatat hapen sot/ Masa anti-Covid, ja çështjet që do shqyrtohen

Shqipëria

Gjykatat hapen sot/ Masa anti-Covid, ja çështjet që do shqyrtohen

Më: 27 prill 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Gjyqtarët do të trokasin çekanët e drejtësisë sot për herë të parë pas më shumë se një muaji, që nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri.

Në datë 22 prill Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore duke respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19.

Ai ka njoftuar të gjithë qytetarët që të shfaqen në dyert e gjykatave vetëm nëse kanë një çështje të ngushtme ose janë njoftuar paraprakisht nga stafi gjyqësor me email ose telefon.

Të vetmet seanca që janë zhvilluar përgjatë muajit të fundit, kanë qenë ato të cilësuara si të ngutme, si masat e sigurisë, tejkalimi i afateve, apo edhe lëshimet e urdhërave mbrojtës për rastet e dhunës në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat