Bashkëshorti i ndërroi jetë nga CoVid-19, humb jetën pas 15 ditësh e moshuara në Fier

Shqipëria

Bashkëshorti i ndërroi jetë nga CoVid-19, humb jetën pas 15 ditësh e moshuara në Fier

Më: 28 prill 2020 Në ora: 15:58
Ilustrim

Në spitalin e Fierit, sot në mesditë, ka ndërruar jetë Maria Delia rreth 87 vjeçe.

E moshuara ndërroi jetë 15 ditë pas burrit, i cili ndërroi jetë në spitalin Infektiv në Tiranë pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Të afërmit pohojnë se gruaja vuante edhe nga zemra. Ata pohojnë se e kishin nxjerrë nga spitali në Tiranë kur bashkëshorti i vdiq dhe e kishin transferuar në spitalin e Fierit për të qëndruar nën kujdesin e mjekëve, edhe pse rezultoi e shëruar.

Gruaja doli negative pas tamponeve të kryer në spitalin Infektiv dhe për këtë arsye doli nga spitali e shëruar dhe u transferua në Fier.

Që nga dita që mberriti në Fier ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve duke qenë se kishte probleme shëndetësore të tjera, nga zemra, probleme me frymëmarrjen etj.

Bashkëshorti nuk arriti të shërohej nga virusi dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa gruaja ndërroi jetë në spitalin e Fierit këtë të martë si pasojë e komplikacioneve me shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat