A do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në Shqipëri? Flet Ministrja e Shëndetësisë

Shqipëria

A do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në Shqipëri? Flet Ministrja e Shëndetësisë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 22:54
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se qeveria po diskuton me ekspertët nëse maskat duhen bërë të detyrueshme.

Në një intervistë për Report tv, Manastirliu tha se maskat kirurgjikale do të shkojnë vetëm për stafin mjekësor dhe për qytetarët po diskutohet për maskat me copë.

“Jemi duke punuar për një protokoll për sa i përket përdorimit të maskave. Maskat mjekësore dhe kirurgjikale do të jenë ekskluzivisht vetëm për mjekët dhe sistemin shëndetësor, pra të dedikuara vetëm për këtë kategori, këto janë edhe udhëzimet e OBSH. Ajo që po vlerësojmë edhe në raport me rekomandimet e institucioneve të tjera shëndetësore janë përdorimi i maskave prej cope që kanë një përdorim të gjerë dhe po shikohet efikasiteti i tyre që të vendosim nëse do të kthehen më pas në të detyrueshme“, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat