Vdekja e binjakëve në Berat/ Gjyshja: Dyshoj te qumështi, u kanë marrë organet por asnjë përgjigje nga autoritetet

Shqipëria

Vdekja e binjakëve në Berat/ Gjyshja: Dyshoj te qumështi, u kanë marrë organet por asnjë përgjigje nga autoritetet

Më: 4 maj 2020 Në ora: 15:02
Merushe Agalliu

Vdekja e dy binjakëve në Berat, preku zemrat e qindra mijërave qytetarëve.

Ata humbën jetën mëngjesin e 26 janarit, dhe arsyesja sipas prindërve, ishte qumështi i skaduar që vogëlushët kishin konsumuar. Megjithëse kanë kaluar tre muaj që nga kjo datë tragjike për familjen, ende ato nuk kanë marrë një përgjigje mjeko-ligjore në lidhje vdekjen e parakohshme të fëmijëve. Për këtë arsye, emisioni “Shqipëria Live” e riktheu në vëmendje këtë histori.

Në studio, gjyshja e vogëlushëve Merushe Agalliu, u shpreh se që nga ajo ditë e deri më sot, kanë trokitur në të gjithë institucionet, për të mësuar se kush është shkaku kryersor i vdekjeës së nipërve të saj . Ajo shprehet se foshnjet nuk kishin sëmundje bashkëshoqëruese, por vetëm 20 minuta pas konsumimit të qumshtit, ata ndërruan jetë.

“Nusja më tha që qumështi ishte i kokrrizuar”, thotë nënë Merushja. Ndër të tjera ajo tha se qumështin e kishin siguruar nga një shoqatë bamirësie, pasi kushtet e vështira ekonomike, nuk ia mundësonin që të blenin këtë produkt. Sakaq, edhe pse kanë kaluar tre muaj, autoritetet ende nuk kanë dhënë një ekspertizë mjeko-ligjore në lidhje me dy foshnjet.  Ajo që ka mbetur në memorjen e nënë Merushes, është se fëmijëve u janë marrë organet, për të kryer analizat.

“Të ikë fëmija pa pjesët e trupit, është shumë e dhimbshme për mua. Edhe te truri i kanë marrë analiza”, shprehet nënë Merushja.

“Kemi shkuar shpesh herë, më thanë që kanë dalë analizat, por nuk e kam lexuar. Të martën tha do të njoftojmë ne të vini. Dy fëmijë nuk mund të vdesin në një kohë. Unë si gjyshe kam rritur gjashtë fëmijë, i kam rritur, janë sëmurë dhe janë shëruar. Unë si gjyshe dyshoj te qumështi. Kryetari i bashkisë nuk ka ardhur fare, të ikin dy fëmijë. Mostrën e ujit e kanë marrë dhe më thanë që doli mirë, mostrën e qumështit, e kanë marrë gjithashtu. Nusja i ushqeu fëmijët dhe i la në gjumë. Fëmijët vdiqën në gjumë. Me atë qumësht ne ushqyem tre muaj fëmijët. Na i dha një shoqatë dhe nuk e dimë se cila shoqatë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar se do të analizonin qumështin pluhur që kanë konsumuar fëmijët. Të ikë fëmija pa pjesët e trupit, është shumë e dhimbshme për mua”, tha nënë Merushja.

Në këtë moment ndërhyri moderatorja Erjona Rusi. Ajo u shpreh se redaksia e emisionit “Shqipëria Live” konfirmon se analiza mjeko-ligjore ka dalë sot. Por ky institucion nuk ka pranuar që t’ua dorëzojë atyre.

“Raporti mjeko-ligjor ka dalë, dhe analizat thuhen se kanë dalë sot. Por ndërkohë që redaksia ka kërkuar që të sjellin këtë informacion të shkruar, nuk e kanë sjellë”, tha Erjona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat