Dalin shifrat/ MSH: Në dy spitalet COVID janë 38 të shtruar, në terapi intensive po mbahen…

Shqipëria

Dalin shifrat/ MSH: Në dy spitalet COVID janë 38 të shtruar, në terapi intensive po mbahen…

Më: 6 maj 2020 Në ora: 12:12
Ilustrim

Harta e te prekurve me koronavirus u zgjerua sot ne Tirane, u rikthye ne Fier dhe shenoi raste te reja ne Shkoder, Kruje dhe Kamze.

Minisgtria e Shendetesise ka bere me dije se prej totalit te te semureve, jane tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.

“Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive”- tha zevendesministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli.

Sipas saj, pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

“Situata epidemiologjike e infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shendetesore. Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll”- theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat