Dita e Europës/ Balla: Procesi i integrimit Europian qëllim strategjik kombëtar, gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve shqiptarë

Shqipëria

Dita e Europës/ Balla: Procesi i integrimit Europian qëllim strategjik kombëtar, gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve shqiptarë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 11:17
Ilustrim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taualant Balla me rastin e Ditës së Europës deklaron se Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Bashkimi Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS-së, Balla thekson se kjo ditëlindje e Bashkimit Europian e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm lidhur me fillimin e negociatave drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Europian, një qëllim strategjik kombëtar i Shqipërisë, si një vend që synon konsolidimin e demokracisë, respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Sipas Ballës, procesi i integrimit Europian gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë
Sot është Dita e Europës
Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare i kanë dhënë vendit tonë në përmbushje të reformave të ndërmarra për konsolidimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Kjo ditëlindje e Bashkimit Europian e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm lidhur me fillimin e negociatave drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, një qëllim strategjik kombëtar i Shqipërisë, si një vend që synon konsolidimin e demokracisë, respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të bashkëpunimit reciprok, të transparencës, të gjithëpërfshirjes dhe të ekonomisë funksionale të tregut, të cilat përbëjnë vlerat e përbashkëta mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian.

Procesi i integrimit Europian gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat