Rrethohet Kruja/ Policia blindon Niklën, kontrolle në sera dhe tunele

Shqipëria

Rrethohet Kruja/ Policia blindon Niklën, kontrolle në sera dhe tunele

Më: 11 maj 2020 Në ora: 09:24
Policia shqiptare

Një operacion antidrogë është organizuar nga policia e Krujës, në zonën e Niklës.

Forca të shumta të komisariatit te policisë Krujë, Drejtorisë së Policisë Durrës, Drejtoria e Pergjithshme e Policisë së Shtetit janë angazhuar në kontrollin e të gjithë serave, tuneleve, dhe zonës së kesaj njësie, për identifikimin e kanabisit.

Nuk dihet ende nëse ka fidanë të zbuluar apo persona të ndaluar por operacioni është në vijim e siper.

Duhet thënë se gjatë dy muajve të fundit ka patur një numër të madh zjarrveniesh të qellimshme në të gjithë rrethin e sidomos në njësinë administrative Nikël.

Zjarret kanë qenë me qellim hapjen e parcelave të reja për mbjelljen e kanabisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat