Mbetën jetimë para shumë vitesh, gjyshja heroinë kujdeset për dy nipërit me aftësi të veçanta

Shqipëria

Mbetën jetimë para shumë vitesh, gjyshja heroinë kujdeset për dy nipërit me aftësi të veçanta

Më: 16 maj 2020 Në ora: 23:27
Foto

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme me historinë e një gjysheje heroinë e cila prej vitesh kujdesej për dy nipërit me aftësi të veçanta. Moderatorja e programit, Arbana Osmani tregoi se ky është një episod i regjistruar më shumë se dy muaj më parë, përpara se të shpallej gjëndja e fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19. Në studio kishte ardhur Seviola e cila rrëfeu historinë e vjehrrës së saj, Sherifes.

Nënë Sherife kujdesej për dy nipërit e saj me aftësi të veçanta sepse mamaja e tyre kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Nga biseda që u zhvillua në studio me Seviolën u kuptua se nënë Sherife ishte një mësuese e dalë në pension, por që vazhdonte ta ushtronte profesionin e saj duke mësuar dy nipërit.

Për këtë arsye Seviola kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar nënë Sherifen për punën e palodhur që bën me nipërit, për përkushtimin si dhe për forcën që kishte gjetur brenda vetes për t’i rritur. “Të falenderoj në emër të fëmijëve që je kaq e fortë dhe je një shembull për të gjithë ne.”-tha Seviola.

Nënë Sherife u shpreh se ajo gjithmonë ka pasur mbështetjen e të gjithë familjarëve që të kujdeset për nipërit. “Unë dola në pension, por ngela mësuese gjatë gjithë jetës me fëmijët e mi por ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se duhet ta pranojmë këtë fakt dhe duhet te jemi pranë tyre gjithmonë.”

I ftuar surprizë për nënë Sherifen ishte këngëtari tepër i dashur për publikun, Ylli Baka i cili u shpreh: “Ti Sherife je një nënë e fortë dhe një labe e vërtetë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat