Këtë dimër nuk do të ketë makina në fundjavë, Rama tregon detajet

Shqipëria

Këtë dimër nuk do të ketë makina në fundjavë, Rama tregon detajet

Më: 24 maj 2020 Në ora: 23:33
Tirana

Java që vjen do të jetë e fundit e ‘izolimit’ për qytetarët e Shqipërisë që banojnë në zonat e ‘kuqe’. Të hënën e ardhshme do të hiqen rregullat e liridaljes dhe nuk do të ketë më kufizime në qarkullimin e makinave apo njerëzve.

Por kreu i qeverisë lajmëroi se për dy javët në vijim, pavarësisht heqjes së masave shtrënguese, në fundjavë nuk do të lejohet dalja e makinave, një ‘format’ që Rama tha se do të rikthehet sërish në muajin tetor, e do të qëndrojë në fuqi deri në marsin e vitit të ardhshëm.

 “Kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve në Tiranë dhe qyetetet tona. Por fundjava pa makina do të mbetet në edhe dy të shtuna e dy të diela, për t’u rikthyer çdo të dielë minimalisht, nga tetori deri në marsin e ardhshëm”, deklaroi Rama duke bërë të ditur se kjo bëhet me qëllim për të siguruar një ajër të pastër e të shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat