Plumb në qafë e thikë në trup! 3 pensionistë ndalojnë shqiptarin që po vriste të shoqen

Shqipëria

Plumb në qafë e thikë në trup! 3 pensionistë ndalojnë shqiptarin që po vriste të shoqen

Më: 25 maj 2020 Në ora: 21:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në vrasje, por që u shmang falë ndihmës së tre pensionistëve.

Media italiane ka publikuar historinë e një 46 vjeçari shqiptar i cili ka qëlluar me pistoletë të shoqen e më tutje ka tentuar ta vrasë me thikë. Ngjarja ndodhi në Malnate të Varezes, teksa media e huaj raporton se shqiptari fillimisht e ka qëlluar me një plumb në qafë gruan e tij 40 vjeçare. Shkak ka qenë një shpërthim xhelozie i burrit, i cili pas të shënës me armë nuk e ka lënë me kaq, por e ka goditur gruan me thikë në krah dhe këmbë.

Por kanë qenë tre burra në moshë pensioni, të cilët ishin duke punuar në kopshtet e tyre përkatëse. Burrat kanë dëgjuar ulërimat që vinin jo larg prej shtëpive të tre dhe kanë dalë për të parë ndodhinë. Të tre kanë mundur të ndalojnë agresorin dhe e kanë mbajtur të bllokuar derisa ka ardhur policia. Gruaja fatmirësisht arriti t’i mbijetojë sulmit të rëndë dhe plumbi i ka dëmtuar nofullën por nuk i ka prekur organet vitale. Goditjet e thikës në krah dhe këmbë kanë qenë jo të rënda.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe pritet që 46 vjeçari të dalë para gjykatës për vrasje të mbetur në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat