Ndërhyjnë Ambasadorët, mazhoranca dhe opozita prej 3 orësh "të kyçur" për reformën zgjedhore - Bota Sot
Ndërhyjnë Ambasadorët, mazhoranca dhe opozita prej 3 orësh "të kyçur" për reformën zgjedhore

Shqipëria

Ndërhyjnë Ambasadorët, mazhoranca dhe opozita prej 3 orësh "të kyçur" për reformën zgjedhore

Më: 28 maj 2020 Në ora: 20:08
Pamje nga takimi

Prej orës 17:00 të pasdites së sotme, palët politike në Këshillin Politik  janë duke zhvilluar takimin në Pallatin e Kongreseve, ku po diskutohen çështje që lidhen me reformën zgjedhore.

Pjesë e diskutimit janë krimet zgjedhore dhe ligji për referendumet i propozuar nga Rudina Hajdari.

SHBA, BE e OSBE shton presionin: Mbylleni reformen më 31 maj

Pak orë nga mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore (ora 17:00) ndërkombëtarët kanë intensifikuar takimet dhe mesazhet drejtuar palëve politike me qëllim gjetjen e "kompromise konstruktive". Gjithashtu ata janë gati të ofrojne mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike.

Objektivi- Reforma zgjedhore është kthyer objektiv i politikës dhe ndërkombëtarëve në ditët e fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rritur presionin ndërsa janë angazhuar ndjeshëm për të inkurajuar palët politike në vend drejt konsensusit për ligjin zgjedhor.

Takimet intensive te ambasadores SHBA-   Ambasadorja Juri Kim, pas disa takimesh me kryeministrin dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, të mërkurën ka thirrur në takime të ndara anëtarët e këshillit polik.

Sot  shefja e diplomacisë amerikane, u takua edhe me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi, ku reforma zgjedhore dhe çështjet e integrimit kanë dominuar  bisedën e cila ka zgjatur rreth 60 minuta.

Burimet nga Ambasada Amerikane bëjnë me dije se zonja Kim është takuar edhe me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe Oerd Bylkbashin, ndërsa pritet që të takohet me Petrit Vasilin gjatë drekës.

Takimet dhe mesazhet 

Ora 13:00  Takimi me Ruçin me kërkesë të ambasadores 

Kim,  nuk pranoi të prononcohet për mediat, ndërsa zyra e shtypit e Kuvendit informon se takimi i Kryetarit te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi me Ambasadoren e SHBA-se u be me kërkesën e saj. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. 

Ora: 12:00 Zhvillime kishte edhe ne kampin opozitar. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisonerin për zgjerim  OliverVarhelyi, me të cilin ka diskutuar për integrimin dhe rendësinë e reformës zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter, Basha tha se falenderoi komisionerin për mbështetjen dhe përpjeket për të kontribuar në reformën zgjedhore.

Ora 11: 20  Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, bën thirrje për gjetjen e kompromisit konstruktiv dhe mbylljen  e reformës idealisht brenda 31 majit.

Ora 11: 15  Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi bisedë telefonike me kryetarin e PD Lulzim Basha. Mbyllni reformen zgjedhore pa vonesa

Ora 11:10 - Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në kryesinë e Kuvendit ku do takohet me Ulsi Manjën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat