Si ka gënjyer Erion Veliaj për shtëpinë në pronësi të tij - Bota Sot
Si ka gënjyer Erion Veliaj për shtëpinë në pronësi të tij

Shqipëria

Si ka gënjyer Erion Veliaj për shtëpinë në pronësi të tij

Më: 28 maj 2020 Në ora: 20:12
Erion Veliaj

Emisioni "Ju flet Moska" nga  Kastriot Myftaraj në Rtv Ora analizoi këtë të enjte deklarimin e pasurisë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

"Ka disa shkresa, tekste që në pamje të parë duken se kanë një përmbajtje të thatë administrative por në të vërtetë kur i lexon dhe thellohesh në to shikon se rivalizojnë për nga humori me kryeveprat botërore të humorit. E tillë është deklarata e pasurisë së Erion Veliaj. Nëse lexon shpjegimet që ka dhënë për pasurinë e tij, shtëpitë e tij, burimin e të ardhurave shikon se ka një humor të jashëzakonshëm në to. Sikur u thotë atyre që do ti lexojnë ju jeni idiot. Sikur të dinte ti interpretonte në skenë do të shkaktonte më shumë të qeshura se çdo program humoristik. Pasuria e patundshme e Erion Veliaj është bërë shpesh temë diskutimi në debatin mes qeverisë dhe opozitës, qeverisë dhe shoqërisë civile dhe medias. Është ironike se lali Eri në pikënisje të pasurisë ka apartamentin prindëror që e kishte nga familja. Këtë apartament me sipërfaqe 50 metra katrorë e shiti rreth 51 milion lekë të vjetra. Me këto para dhe të ardhurat nga paga e tij blen një apartament në shtator të 2013 dhe e fut në proces rivlerësimi. Apartamenti rivlerësohet 128 milion lekë të vjetra".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat