Me kokën ulur dhe me maskë, përdhunuesi i 15-vjeçares del para trupës gjykues - Bota Sot
Me kokën ulur dhe me maskë, përdhunuesi i 15-vjeçares del para trupës gjykues

Shqipëria

Me kokën ulur dhe me maskë, përdhunuesi i 15-vjeçares del para trupës gjykues

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:31
Abaz Doku

Me kokën ulur dhe me maskë kundër Covid-19, 65-vjeçari Abaz Doku, i akuzuar për përdhunimin dhe shtantazhimin e 15-vjeçares, u paraqit sot në gjykatën penale të Tiranës.

Përkrah tij ishte i ulur i akuzuari tjetër, K. Poçi 20 vjeç.

Ndërkohë dy të akuzuarit e tjerë, R.O dhe F.B, të dy 15 vjeçarë nuk u nxorën fare para trupës gjykuese për shkak të moshës së tyre minorene.

Gjykata e Tiranës do të vlerësojë masën e sigurisë për ta. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

Skandali i përdhunimit të 15-vjeçares në zonën e Babrrusë në Tiranë nga 65-vjeçari dhe 3 adoleshentët merr përmasa më të mëdha, pasi e mitura dyshohet se është dhunuar për 4 vite me radhë, që në klasën e 5-të.

Të dhënat tronditëse u bënë të ditura nga babai i vajzës, E.Thanasi, i cili shprehet se abuzimin prej 4 vitesh e ka mësuar rreth 6 muaj më parë nga të njohurit e lagjes.

Babai shprehet se ka kërkuar ndihmën e drejtorit të shkollës, dhe të institucioneve, deri sa është detyruar të kryejë denoncimin në polici.

Ngjarja bëhet akoma më e rëndë ku 3 adoleshentët ishin shokë të vëllait të vajzës.

I ati i vajzës kërkoi që shteti të japë vendim të drejtë ndaj 4 të arrestuarve, pasi në rast të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat