Rritja e numrit të të infektuarve; a rrezikohet mbyllja e vendit? Flet Manastirliu

Shqipëria

Rritja e numrit të të infektuarve; a rrezikohet mbyllja e vendit? Flet Manastirliu

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:28
Ogerta Manastirliu

Prej disa ditësh numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë vijon të rritet, ndërsa sot u regjistruan 82 raste të reja. Me shifrat alarmante të këtyre ditëve, pyetja që po i shqetëson më së shumti njerëzit është nëse do të rikthehemi sërish në karantinë.

E ftuar mbrëmë në “Opinion”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi  se nuk do të ketë rimbyllje apo kthim pas, por është e rëndësishme që qytetarët të tregohen të përgjegjshëm.

“Ne do të shohim në mënyrë dinamike si do të shkojë evoluimi i epidemisë. Nuk është në dëshirën tonë rimbyllja apo kthimi pas. Jemi duke u përgatitur që sistemi shëndetësor të mos ketë probleme në trajtimin e rasteve. Nga ana tjetër është përgjegjësi e qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura”, tha Manastirliu.

Sakaq ministrja u shpreh se janë marrë masat edhe për skenarë shumë më serioz se shifrat që kemi aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat