Rritja e rasteve me Covid-19, Bino: Njerëzit menduan se virusi iku, neglizhuan masat

Shqipëria

Rritja e rasteve me Covid-19, Bino: Njerëzit menduan se virusi iku, neglizhuan masat

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:00
Silva Bino

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 ka shtuar panikun dhe frikën te qytetarët për një valë të dytë të përhapjes së virusit.

Në një intervistë për Ora News, shefja e epidemiologjisë Silva Bino, tha se një nga arsyet e rritjes së numrit është moszbatimi i rregullave të parandalimit të infeksionit.

Silva Bino: ”Kemi të bëjmë me një rritje të koronavirusit në Shqipëri. Këtë e tregon edhe numri i rasteve. Shumë nga rregullat e parandalimit të infeksionit nuk janë zbatuar. Kjo është edhe një nga arsyet pse në disa nga institucionet publike apo private, kemi pasur raste me koronavirus. Kjo ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave të kontrollit të infeksionit. Kur flasim për masat e kontrollit të infeksionit ato nuk janë vetëm për institucionet shëndetësore, por kanë të bëjnë me të gjitha llojat e institucioneve.”

Sipas Binos, koronavirusi nuk ka ikur por vazhdon të jetë aktiv. Nëse shkelen masat, virusi mund të përhapet pasi kemi të bëjmë me një sëmundje ngjitëse.

Silva Bino: ”Protokollet janë shumë të qarta për këtë gjë. Shpesh herë njerëziot e neglizhojnë. Ne në maj patëm një numër shumë të pakët të rasteve dhe një pjesë e mirë e njerëzve menduan se koronavirusi iku, por koronavirusi ka qenë aty. Një shkelje sado e vogël e masave të kontrollit të infeksionit sjell përhapjen. Kemi të bëjmë me një sëmundje tepër ngjitëse.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat