Rreziku nga coronavirusi i nxjerr të gjithë në terren, çfarë ndodhi në Durrës

Shqipëria

Rreziku nga coronavirusi i nxjerr të gjithë në terren, çfarë ndodhi në Durrës

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 12:43
Durrës

Me rritjen e numrit të të prekurve nga coronavirusi, ISSH ka shtuar kontrollet në njësitë e shërbimit, përfshirë bar-restorantet e Durrësit dhe zonës së plazhit.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer rreth 2750 kontrolle dhe janë marrë 57 masa administrative nga grupet e inspektimit për mos respektim të distancave dhe masave të tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit.

Vetëm në qershor janë marrë të paktën 14 masa administrative, kryesisht në bar-restorante, markete, pastiçeri, dyqan peshku, furrë buke, fast food dhe një pikë rimbushjeje telefonash celularë. Gjatë periudhës së pandemisë janë gjobitur dhe fasoneri, call center, filial bankash, dyqani mishi, peshku e bulmeti si dhe biznese të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 4 persona të tjerë pozitivë, të cilët, sipas burimeve nga shërbimi epidemiologjik janë asimptomatikë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat