Soko: Kundërshtia ndaj Ramës nuk përkthehet në mbështetje për opozitën

Shqipëria

Soko: Kundërshtia ndaj Ramës nuk përkthehet në mbështetje për opozitën

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 22:43
Pano Soko

Për ekspertin e ekonomisë Pano Soko, sot kemi rreth 300 mijë të papunë për shkak të pandemisë, në një kohë kur kryeministri Rama erdhi në pushtet duke premtuar 300 mijë vende të reja pune.

Pano Soko: ''Sot kemi rreth 300 mijë të papunë si pasojë të pandemisë. Një shtesë prej 300 mijë të papunësh, kur ky ka ardhur me premtimin e madh për të hapur 300 mijë vende të reja pune. Ky erdhi me premtimin e madh për të ulur taksat dhe ky ka bërë shtesën më të madhe të taksave në historinë e këtij vendi.''

I ftuar në emisionin Arena në RTV Ora nga gazetari Dritan Hila, ai tha se kundërshtia ndaj Ramës nuk përkthehet në mbështetje për opozitën.

Pano Soko: ''Për të gjitha këto arsye, autokracia, të drejtat e njeriut, mënyra se si ai zbuzon me sistemin, të gjitha këto të çojnë në një logjikë të pastër, që Rama do ikë. Rama do ikë por kur? Kur këta mbledhin pas vetes jo votat e tyre, se sado të mbledhin vota këta, sepse Rama me një dhëmbë në gojë është një ujk me një dhëmbë në gojë. Kur këta të mbledhin frymën popullore. Kundërshtia ndaj Ramës nuk përkthehet në mbështetje për opozti. Ka njerëz që janë kundërshtarë ndaj Ramës por nuk janë mbështetje të opozitës, sepse opozita nuk ka ditur t'i kthejë në mbështetës. Kjo mund të sjelli ngërçin e madh që votuesit nuk do dalin të votojnë.''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat