Akuzat për Sorecën/ Reagon Stano: Të pabaza, mbeshtesim punën e delegacionit të BE në Shqipëri

Shqipëria

Akuzat për Sorecën/ Reagon Stano: Të pabaza, mbeshtesim punën e delegacionit të BE në Shqipëri

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 09:29
Peter Stano

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashmte në Bashkimin Evropian, Peter Stano, ka reaguar në lidhje me akuzat në media se ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca dezinformon unionin për arritjet e Shqipërisë.

Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Stano ka hedhur poshtë akuzat dhe shprehet se Soreca po bën gjënë e duhur.

Sipas tij puna e delegacionit të BE ne Shqipëri dhe për Reformën Zgjedhore është shumë e mirë dhe po sjell Shqipërinë më afër BE-së.

“Akuzat në disa media për pikëpyetjet e punës së BE-së në Shqipëri janë të pabaza. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyer, përfshirë në reformën zgjedhore, të udhëhequr nga Luigi Soreca dhe ekipi i tij për të sjellë më afër Shqipërinë në BE”, shkruan Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat