Fuga për 15 kushtet e PE-së për Shqipërinë: Kërkon rithemelimin e shtetit shqiptar – e paplotësueshme nga kjo politikë

Shqipëria

Fuga për 15 kushtet e PE-së për Shqipërinë: Kërkon rithemelimin e shtetit shqiptar – e paplotësueshme nga kjo politikë

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 20:40
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga, ka komentuar 15 kushtet ndaj Shqipërisë, të konfirmuara dy ditë më parë nga amendamenti i Parlamenti Europian, si të paplotësueshme nga politika aktuale shqiptare.

Përmes një reagimi në Facebook, ai shprehet se 15 kushtet janë për rithemelim të shtetit shqiptar pasi PE i kërkon qeverisë masa të drejta si hetimi i krimit zgjedhor, politikanëve, të korruptuarve që politika sunduese nuk i bën dot.

“Me 15 kushtet që konfirmoi Parlamenti Europian për të nisur negociatat e integrimit të Shqipërisë atje (për t’i nisur jo për t’i përfunduar!) i kërkon qeverisë të Shqipërisë, as më shumë dhe as më pak, të rithemelojë shtetin shqiptar, pra na thotë: Ju nuk keni ende shtet!”, shkruan ndër të tjera Fuga.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat