PE, diskutim për Shqipërinë/ Calavera: Plotësimi i kushteve, i rëndësishëm - Bota Sot
PE, diskutim për Shqipërinë/ Calavera: Plotësimi i kushteve, i rëndësishëm

Shqipëria

PE, diskutim për Shqipërinë/ Calavera: Plotësimi i kushteve, i rëndësishëm

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 11:11
Genoveva Ruiz Calavera

Përgjatë mbledhjes së djeshme, Parlamenti Evropian diskutoi mbi situatën aktuale në Shqipëri duke u ndalur në Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.

Kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, teksa u përqëndrua ndër të tjera, te Reforma Zgjedhore tha se palët politike duhet të vijojnë më tej me dialogun mes tyre për të çuar përpara reformën në fjalë.

“Shqipëria duhet të avancojë edhe më tej në dialogun për të vijuar përpara me reformën zgjedhore. Ajo që shpreh delegacioni ynë në Tiranë është ajo që ne duam. Presim që të diskutojmë në Këshill për sa i përket këtyre pikave që Shqipëria duhet të përmbushë. Për çështjen e Reformës në Drejtësi, duam të shikojmë një staf shumëngjyrësh”

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtet që të nisë negociatat. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, nën drejtimin e kryetarit David McAllister, Calavera tha se “ne duhet t’i diferencojmë të 15 kushtet”.

“Të 15 kushte janë shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por unë mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në të ardhmen pas hapjes së këtyre bisedimeve”, tha Calavera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat