Një 46-vjeçare e infektuar me Covid-19 në Fier, karantinohen 6 anëtarët e familjes

Shqipëria

Një 46-vjeçare e infektuar me Covid-19 në Fier, karantinohen 6 anëtarët e familjes

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 12:09
Ilustrim

Në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me Covid-19 në Fier.

Mësohet se është infektuar një 46-vjeçare nga zona e Kallmit.

U diagnostikua nëpërmjet 127-ës pasi shfaqi simptoma të koronavirusit. 

Aktualisht ajo po merr trajtimin e nevojshëm në shtëpi, por nuk ka treguar lëvizjet që ka kryer ndaj dhe nuk dihet se si dhe ku është infektuar.

Po vazhdon hetimi epidemiologjik, ndërkohë në karantinë janë vendosur 6 anëtarët e familjes.

Në 24 orët e fundit u shënuan 2 viktima dhe u regjistruan 67 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat