Reforma në drejtësi, Kim: E rëndësishme që amerikanët të kenë besim që të investojnë në Shqipëri

Shqipëria

Reforma në drejtësi, Kim: E rëndësishme që amerikanët të kenë besim që të investojnë në Shqipëri

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:51
Yuri Kim, vizitoi mëngjesin e sotëm qytetin e Vlorës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, vizitoi mëngjesin e sotëm (6 korrik) qytetin e Vlorës.

Teksa u prit nga kryetari i bashkisë Dritan Leli, ambasadorja shprehu kënaqësinë e saj për ndryshimet që janë bërë në qytet.

Kim ripërsëri faktin se është e rëndësishme zbatimi i reformës në drejtësi, pasi në këtë mënyrë, shqiptarët, por edhe amerikanët do të ndihen të sigurt për të investuar në Shqipëri.

Yuri Kim: ''Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë. Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite. Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji në mënyrë që shqiptarët amerikanët të ndihen të kenë besim që investojnë në Shqipëri.''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat