Kalaja: Bashkia e Tiranës lavatriçe e parave të drogës, Veliaj do të ketë shtëpi që nuk janë në emrin e tij - Bota Sot
Kalaja: Bashkia e Tiranës lavatriçe e parave të drogës, Veliaj do të ketë shtëpi që nuk janë në emrin e tij

Shqipëria

Kalaja: Bashkia e Tiranës lavatriçe e parave të drogës, Veliaj do të ketë shtëpi që nuk janë në emrin e tij

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 17:03
Aulon Kalaja

I ftuar në Ora News, gazetari Aulon Kalaja tha se Veliaj është munduar që të ngrejë imazhin e tij duke mbjellë pemë, por nga ana tjetër mbjellë kulla.

Ai shtoi se paratë e drogës po përdoren si lavatriçe në ndërtim nga bashkia e Tiranës dhe se Erion Veliaj do të ketë shtëpi dhe apartamente që nuk do të jenë në emrin e tij.

Aulon Kalaja: Veliaj është munduar që të ngrejë imazhin e tij duke mbjellë pemë, por nga ana tjetër mbjellë kulla. Nëse e sheh Tiranën tani nuk ka mbetur asgjë nga historia. Pas prishjes së Teatrit Kombëtar janë prishur edhe vila të kohës së Ahmet zogut. Janë lënë vetë në degradim për t’ia prishur syrin qytetarëve dhe për t’i prishur për të ndërtuar kulla. 

Kjo gjë bëhet që Tiranës të mos i ngelet asnjë gjurmë historike nga Tirana 100 vite kryeqytet. Kemi një qytet që është i zhdukur se këtu po ngrihen kulla. Paratë që po përdoren për të ndërtuar kulla janë para që nuk dihen se nga vinë. Këtu ka një absurd, pasi ka rritje të ndërtimit, por jo ulje të çmimit të apartamente. Janë paratë e drogës të cilat përdoren si lavatriçe në ndërtim nga bashkia e Tiranës. 

Erion Veliaj do të ketë shtëpi dhe apartamente që nuk do të jenë në emrin e tij. Paratë e pista po përdoren për të ndërtuar në Tiranë. Shumica e zyrave dhe apartamenteve nuk janë shitur se shqiptarëve nuk ua mban xhepi. Tirana po humb identitetin e saj dhe po kthehet në një lavatrice të ndërtimit të parave. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat