“Kur hymë në shtëpi, Blerta lëshoi dy pika lot”, flet shefi i zjarrfikëses Tiranë: Po të kishim ndërhyrë 2-3 ditë para...

Shqipëria

“Kur hymë në shtëpi, Blerta lëshoi dy pika lot”, flet shefi i zjarrfikëses Tiranë: Po të kishim ndërhyrë 2-3 ditë para...

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:51
Luan Shehu

Shefi i zjarrfikëses Tiranë, Luan Shehu, ka treguar sot për “Shqipëria Live” momentin e parë kur ka marrë njoftimin për ngjarjen tronditëse në Kombinat dhe kur kanë hyrë për herë të parë në shtëpi.

Shehu u shpreh se morën njoftimin nga qendra se në një shtëpi nuk kishin parë prej disa ditësh njerëz që hynin apo dilnin nga aty. “Na thanë gjithashtu se nga shtëpia po vinte edhe erë e rëndë”, tregoi ai.

“Është një aksion rutinë që e bëjmë në raste zjarri, por kësaj radhe ishte për njerëz që nuk i kishin parë prej disa ditësh. Hapëm derën e jashtme dhe menjëherë nisëm të kërkonim për qeniet njerëzore, pasi detyra jonë është fillimisht kërkim-shpëtimi. Në fillim pamë nënën e cila nuk jepte shenja jete dhe më pas vajzën, Blerta, që lëshoi dy pika loti, nuk e di pse”, tha Shehu.

“Si shërbimi i rendit, qarkullimit, zjarrfikësit dhe urgjenca ishin në vendin e ngjarjes. Menjëherë larguam vajzën që jetonte dhe me të u morën mjekët. Po të kishim ikur 2-3 ditë përpara në atë shtëpi, ndoshta Zhaneta do të ishte gjallë. Në punën tonë edhe sekondat janë të vlefshme”, rrëfeu shefi i zjarrfikëses Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat