Sarandës i mungojnë të huajt, pushuesit vendas dhe nga Kosova gjallërojnë vetëm fundjavat - Bota Sot
Sarandës i mungojnë të huajt, pushuesit vendas dhe nga Kosova gjallërojnë vetëm fundjavat

Shqipëria

Sarandës i mungojnë të huajt, pushuesit vendas dhe nga Kosova gjallërojnë vetëm fundjavat

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:23
Sarandë

Turizmi është sektori jetik në Sarandë, por ky sezon ashtu siç pritej do të jetë i vështirë. Qytetit i mungojnë turistët e huaj, ndërsa pushuesit vendas e ata nga Kosova gjallërojnë vetëm fundjavat! Të huajt kanë anuluar prenotimet, ndërsa shqiptarët ende nuk i kanë nisur pushimet e verës masivisht!

Situata e krijuar nga Koronavirusi ka goditur rëndë në Sarandë!

Hotelet thonë se frymëmarrje sektorit i japin vetëm pushuesit e fundjavës!

”Deri më tani të gjithë turistët që kanë qenë në hotel janë shqiptarë, me shpresën se mund të hapen kufijtë. Rezervimet janë të pakta.”

Parashikimet për muajin korrik në turizëm ishin optimistë, por situata nuk ka ndryshuar shumë.

Operatorët thonë se janë në vështirësi.

”Deri më datë 28 gusht është kanceluar 100% ”Apollo”, e cila është një kompani që sjell turistë nga vendet skandinave. Disa u kemi kthyer edhe lekët.”

Në vazhdimësi thonë se kanë zhvilluar takime me pushtetin vendor për lehtësim nga taksat, ata shprehen se deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Është e domosdoshme të ketë një balancë financiare taksash midis operatorëve turistikë dhe pushtetit vendor e qëndror.

Në Sarandë 80% e banorëve punësohen në sektorin e turizmit dhe paralizimi i tij ka sjell papnësinë e shumë prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat