Meta nxjerr videon e Ramës: Shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008 - Bota Sot
Meta nxjerr videon e Ramës: Shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008

Shqipëria

Meta nxjerr videon e Ramës: Shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 11:14
Edi Rama

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video të mëparshme të kryeministrit Edi Rama ku ai fliste për ndryshimet Kushtetuese, për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

Meta shkruan se : Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti!

Por çfarë thoshte Rama në 2012, 4 vite pas ndryshimit të sistemit zgjedhor të 2008? “Askush të mos presë dhe mendojë që PS-ja do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri 4 vite më parë. Në asnjë mënyrë jo, ne jemi të bindur se gjithmonë të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash është se bën gjithmonë gabime të reja jo të përsëritura” thoshte Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat