Mbyllja e diskove, Rama u përgjigjet artistëve pas protestës: Zoti ju ruajtë nga këto mendje

Shqipëria

Mbyllja e diskove, Rama u përgjigjet artistëve pas protestës: Zoti ju ruajtë nga këto mendje

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 21:16
Edi Rama

Pas protestës së zhvilluar pasditen e sotme përpara kryeministrisë nga artistë e qytetarë kundër Aktit Normativ që vendosi mbylljen e lokaleve të natës dhe diskove ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thotë se nuk i koncepton dot ata që ngrenë zërin për masat ndaj klubeve të natës, kur në fakt sipas tij hapja e tyre nuk është lejuar asnjë moment që nga rihapja e madhe.

Në fund ai shprehet që “Zoti i ruajtë nga këto mendje”.

Mbyllja e lokaleve të natës, artistët protestë përpara kryeministrisë: S'kemi me çfarë jetojmë

Postimi i tij

E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat