Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita nuk do të dialogojë për ndryshimet kushtetuese

Shqipëria

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita nuk do të dialogojë për ndryshimet kushtetuese

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 19:18
Damian Gjiknuri

Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, tha në dalje të mbledhjes se opozita e bashkuar vijon me rezistencën e saj kundër listave të hapura. 

Gjiknuri tha se ka propozuar diskutimin e listave të hapura por opozita nuk ka pranuar.

“Janë disa ligje që rregullojnë shqetësime të ngritura nga opozita për krimin zgjedhor. Unë propozova që të flasim dhe për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.

Opozita nuk deshi, megjithëse thirrja e jonë, e Presidentit dhe ndërkombëtarëve ka qenë të dialogojmë. PD nuk do më të vazhdojë në këtë qendrim. Ne kërkuam dialog dhe vazhduam dhe sot ta prekim. Ne kemi mundësi që të vijojmë diskutim deri në 30 korrik.

Kuvendi ka filluar një procedurë për ndryshime kushtetuese që nuk e ndalojmë dot. Nuk pati dakordësi. PD nuk kërkon që të vazhdohet më në këtë drejtim”, deklaroi Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat