Basha takon sot ambasadorët e BE për ndryshimet kushtetuese

Shqipëria

Basha takon sot ambasadorët e BE për ndryshimet kushtetuese

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 09:50
Ilustrim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të presë sot në selinë blu Ambasadorët e vendeve të BE në vendin tonë.

Takimi me fokus ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore do të nisë në orën 10:00.

Faktori diplomatik prej ditësh është vënë në lëvizje për të afruar qëndrimet e palëve për një produkt të përbashkët konsensual.

Një ditë më parë Ambasadorët e SHBA dhe BE zhvilluan takim me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë kryeministri konfirmoi edhe njëherë dje në Kuvend se mbetet i vendosur për të miratuar ndryshimet kushtetuese seancën e ditës së enjte, 30 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat