Policia shqiptare kap në Morinë, shqiptarin nga Kosova me “Lamborghini” të vjedhur në Itali më 2011

Shqipëria

Policia shqiptare kap në Morinë, shqiptarin nga Kosova me “Lamborghini” të vjedhur në Itali më 2011

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Policia kufitare në doganën e Morinës në Kukës ka sekuestruar një automjet luksoz, “Lamborghini Gallardo” të vjedhur në Itali, ndërsa ka arrestuar një shqiptar 36-vjeç nga Kosova banues në Zvicër.

Gjatë kontrollit në doganë u zbulua se “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011. Shqiptari nga Kosova L. R., 36 vjeç u arrestua.

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana, ka sekuestruar një automjet luksoz të vjedhur në Itali.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari kosovar me banues në Zvicër.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”.

Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasit L. R., 36 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat