Hafizi: Universiteti i Tiranës duhet të ndryshojë, peng i personave pa impakt akademik, çështja kryesore financimi

Shqipëria

Hafizi: Universiteti i Tiranës duhet të ndryshojë, peng i personave pa impakt akademik, çështja kryesore financimi

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 22:35
Mimoza Hafizi

E ftuar në RTV Ora, profesoresha Mimoza Hafizi, kandidate për Rektore e Universitetit të Tiranës, tha se Universiteti i Tiranës mund të ketë ndryshime.

Ajo u shpreh se universiteti nuk duhet të mbetet peng e historisë së vjetër pasi do të mbetet pas.

Mimoza Hafizi: Universiteti i Tiranës mund të ketë ndryshime dhe platforma ime pohon se bashkarisht mund ta ndryshojmë. Fushat ka qenë tepër aktive. Unë kam organizuar mbledhje online me gjithë departamentet e Universitetit të Tiranës. Kemi pasur diskutime shumë konstruktive dhe më kanë dhënë frymëzim që duhet të isha pjesë e kësaj gare për të ndryshuar universitetin e Tiranës.

Unë kam qenë shumë e turbulluar në këtë situatë dhe nuk e kam lënë vetëm që të hutohem nga ndërlikimet që ka gara dhe vështirësitë shëndetësore. Të gjitha këto ndërlikime janë tërësisht jashtë meje. Për këtë arsye nuk kam dashur që të turbulloj veten me histori të tilla, por besoj se në ambientin koherent në universitet nuk janë shumë të rëndësishme.

Nëse do të mbetemi peng e historisë së vjetër universiteti do të mbetet pas. Prandaj unë e konsideroj çdo votë një tullë në dorën e secilit prej pedagogëve dhe studentëve. Duke parë se ngrehina është shumë e madhe, duket se mban, por nuk mund të vazhdohet për shumë gjatë se  për 30 vite është në goditje të vazhdueshme. Në këto dekadat e fundit përplasje për pushtet e ka cenuar kohezionin dhe unitetin.

Hafizi tha se njerëzit të cilët mbajnë pushtetin në universitet, që nuk kanë asnjë impakt akademik, karburantin e gjejnë të dobësitë njerëzore.

Mimoza Hafizi: Konteksti në këtë garë është i komplikuar. Rezultati finali do të tregojë perspektivën e këtij institucioni. Njerëzit të cilët mbajnë pushtetin në universitet, që nuk kanë asnjë impakt akademik, karburantin e gjejnë të dobësitë njerëzore. Njerëzit nuk ndjehen mirë gjatë fushatave elektorale, ku duhet të ishte një festë. Një post nuk duhet të dëshirohet, por të ndihet se është detyrë, por kjo nuk ndodh te ne. Kjo duhet kapërcyer. Secili prej nesh e ka parë se ku të çon kjo rrugë e padenjë për normat që ka universiteti.

Ajo shtoi se çështja më e ndjeshme është financimi dhe prandaj, sipas saj kërkohet një ndryshim i udhëheqjes së universitetit.

Mimoza Hafizi: Çështja më e ndjeshme është financimi. Duke pasur një koherencë mes radhët tona dhe duke pasur unitet më pozitiv, si dhe një imazh më dinjitoz në shoqëri. Unë besoj se universiteti duhet të financohet më shumë nga buxheti publik dhe mund të përfitojë nga të ardhurat e veta. Kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të rritur pagat e punonjësve të universitetit. Kjo ka qenë një pikë shumë e diskutuar gjatë fushatës. Prandaj se si pikë të parë kam vendosur ndryshimin e udhëheqjes së universitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat