Brataj bën parashikim optimist: Pas 3-4 javësh do kemi ulje të rasteve

Shqipëria

Brataj bën parashikim optimist: Pas 3-4 javësh do kemi ulje të rasteve

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 07:36
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se rritja e rasteve me COVID-19 ishte e pritshme. I ftuar në “Repolitix”, Brataj tha se tashmë do të shohim pasojat e korrikut, ku rifilloi edhe tansporti urban. Më tej ai shtoi se nëse respektohen rregullat shpërndarja e virusit do të ulet brenda dy javësh.

 “Jemi ende në ato efekte, tani do të kemi pasojat e korrikut të transportit, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat. Këto të rinj do të sjellin prindërit dhe gjyshërit e tyre. do t’i lutesha këtyre moshave që të ruajnë distancën, të respektojmë rregullat. Nëse respektohen do të ulet në masë shpërndarja e virusit brenda dy javësh”, tha Brataj.

Sipas Brataj, qytetarët ulën vigjilencën me lirimin e masave dhe kjo tregohet edhe nga rastet e shtuara. Ndër të tjera ai tha se pas 3-4 javësh rastet do të ulen.

Me lirimin e masave pas 2-3 javësh, pati një ulje të vigjilencës nga të gjitha moshat dhe dihet që efekti do jepet dy javë më pas.  Pas 3-4 javësh do të tregojë uljen të rasteve”, vijoi Brataj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat