Përfundon mbledhja/ Gjiknuri: Oferta jonë qëndron, propozimi i opozitës i mbështetur në rërë - Bota Sot
Përfundon mbledhja/ Gjiknuri: Oferta jonë qëndron, propozimi i opozitës i mbështetur në rërë

Shqipëria

Përfundon mbledhja/ Gjiknuri: Oferta jonë qëndron, propozimi i opozitës i mbështetur në rërë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 23:17
Damian Gjiknuri

Pas 5 orësh debat në Këshillin Politik, në dalje të mbledhjes përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka thënë se edhe pas votimit të ndryshimeve kushtetuese oferta e PS për opozitën jashtëparlamentare do të vijojë.

Ai tha se nga dita e nesërme kurdo që të dojë Opozita, PS do të jetë e gatshme që në frymën e 5 qershorit të bashkëpunohet për të shkruar rregullat e hapjes së listave dhe koalicioneve.

Gjiknuri thotë se propozimi i sotëm i Opozitës ishte i mbështetur në rërë pasi nuk po gjejnë një vend europian që të ketë modelin e koalicioneve që ata duan.

Sipas Gjiknurit përjashtohet që në Këshill Politik të shpiket ndonjë formulë për koalicionin që do Opozita e Bashkuar në një sistem proporcional rajonal me lista të hapura.

”PS i qëndron që Kuvendit është legjitim në miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Në frymën e 5 qershorit jemi gati të shkruajmë rregullat se si do hapen listat 1, dhe si do bëhen koalicionet.

Bazuar tek një vend i OSBE. Ata nuk po gjejnë një vend që të mbajnë atë koalicion që duan. Prandaj u kemi thënë gjeni një vend që parashikon koalicione parazgjedhore të cilat implementohen në sisteme. Nëse PD vjen me këtë që koalicionet mundësohen. Modifikimi që i është bërë draftit është që koalicionet do të rregullohen në ligjin zgjedhor, ne jemi dakord, do e bëjmë së bashku.

Ne do vazhdojmë me frymën e bashkëpunimit. Aman e para të hapim listat dhe të zgjidhim këto çështje.Opozita e Bashkuar ka kërkuar vetë sistem letonez të koalicioneve, belg, holandez," tha Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat