Opozita parlamentare formon partine e re, Halit Valteri nxjerr emrin e subjektit poltik

Shqipëria

Opozita parlamentare formon partine e re, Halit Valteri nxjerr emrin e subjektit poltik

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 07:18
Halit Valteri

Skenës politike shqiptare i shtohet një parti e re. Tre orë pasi u miratuan ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave, grupit demokrat në Kuvend ka zyrtarizuar lëvizjen e re politike me të cilën do të përfaqësohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Deputeti Halit Valteri ka zbuluar emrin e partisë së re që do të krijojnë grupi i deputetëve opozitarë të dalë nga listat e PD-së. Emri i partisë së re është Lëvizja Demokratike Shqiptare, që sipas Halit Valterit do të jetë forca e ndryshimit.

Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare pritet që të jetë Myslym Murrizi i cili edhe dje u shpreh në Kuvend se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të dalin para popullit me fytyrë dhe emër.

"Ndryshimet kushtetuese te dites se sotme i dhane ze si asnjehere tjeter demokracise ne vendin ton. Pasi nga dhe drejta dhe votat buron edhe demokracia.

Sot, si asnjehere tjetërer me pare sollem voten tek qytetari shqiptarët. Zvogeluam fuqine e partise qe mund te jete e centralizuar teresisht brenda nje grupi te vogel te personave qe jane pas afer figurave kyce brenda politikave subjektive.

Sollem mundesine qe votuesi te votoje kandidatin qe do dhe jo ate qe ia komunikon partia. Sollem instuticionet tek qytetari, por edhe i dhame ze dhe forca e qëndrimit perballe qytetarit" shkruan Halit Valteri. 

Deputeti ka krijuar hashtagun në fund në postimit #Lëvizja_Demokartike_Shqiptare, duke nënkuptuar krijimin e një partie të re brenda spektrit të djathtë. Edhe më herët, deputeti Halit Valteri ka paralajmëruar hapa konkretë për në muajin shtator, për krijimin e një partie gjithëpërfshirëse. Tashmë duket qartë se demokratët e Kuvendit janë gjithnjë e më pranë formimit zyrtar të partisë së re e cila do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat