Zëdhënësi i PPE reagoi ashpër ndaj kryeministrit, Rama flet hapur: Nuk e njoh

Shqipëria

Zëdhënësi i PPE reagoi ashpër ndaj kryeministrit, Rama flet hapur: Nuk e njoh

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 22:09
Edi Rama

Kryeministri Rama ka komentuar edhe reagimin e fortë të ndërkombëtarëve pas ndryshimeve kushtetuese.

"Keqardhja është emocion, por kundërshtia është pozicion. Nuk ka asnjë kundër. Zëdhënësi i PPE? Këtë nuk e njoh kush është, por këta po, dhe i respektoj maksimalisht, pasi përfaqësojnë institucione dhe shtete mike dhe partnere dhe nuk përfaqësojnë opinione të njëanshme dhe personalisht njerëz që e kanë treguar më shumë se njëherë se në Shqipëri nuk janë vetëm për të jetuar në një vend të bukur dhe për t'u paguar mirë, por janë të përfshirë me shumë afeksion dhe shumë respekt për shqiptarët.

Nuk ka asnjë kundër aty, ka thjesht keqardhje. Edhe unë jam i keqardhur që nuk u arrit dot të bëhet me konsensus të plotë, edhe unë e mirëkuptoj dhimbjen e opozitës jashtë parlamentit, por deri këtu, dhe unë bashkohem me idenë që duhet të vazhdojmë së bashku për të reflektuar këto risi në Kodin Zgjedhor. Unë nuk jam kundër, jam pro

Ajo që thashë unë lidhet me faktin që kjo është dicka që na takon ne si përgjegjësi dhe ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë dhe nuk mund të rrimë ne të krijojmë probleme me njëri tjetrin dhe për njëri tjetrin dhe më pas të kërkojmë zgjidhje te miqtë tanë ndërkombëtarë" tha Rama për Report Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat