Ambasada Amerikane: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës!

Shqipëria

Ambasada Amerikane: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës!

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 09:44
Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane ditën e sotme ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë përkujtuar 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit duke sjellë në vëmendje një parim kryesor.

Parimi i sotëm ka qenë që ” përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”.

“Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”, shkruan Ambasada Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat