Infektohet me COVID-19 mjeku në Berat, niset me urgjencë drejt Infektivit - Bota Sot
Infektohet me COVID-19 mjeku në Berat, niset me urgjencë drejt Infektivit

Shqipëria

Infektohet me COVID-19 mjeku në Berat, niset me urgjencë drejt Infektivit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:46
Foto Ilustrim

Një mjek kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kirurgu 40-vjeçar E.Q., pas simptomave të shfaqura ka kryer tamponin, përgjigjja e të cilit ka rezultuar “pozitive”.

Menjëherë pas kësaj është alarmuar jo vetëm stafi i mjekëve e infermierëve të Repartit të Kirurgjisë por edhe i gjithë Spitali Rajonal i Beratit. Mësohet se mjeku kirurg është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij është përkeqësuar, për shkak se 40-vjeçari vuan edhe nga diabeti.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektorati i Higjienës kanë mbyllur Repartin e Kirurgjisë dhe kanë kryer edhe dezinfektimin e sallave të operacionit dhe ambienteve të tjera të Repartit.

Mësohet se stafi mjekësor i është nënshtruar kryerjes së tamponeve, edhe pse nuk konfirmohet nga askush brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat sesa është numri i personelit shëndetësor që ka kryer tamponin dhe si po vijon hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit që ka pasur mjeku kirurg, familja e të cilit është vetëkarantinuar në banesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat