Vrau nënën, djali shokon në gjykatë: Më kishte bërë magji - Bota Sot
Vrau nënën, djali shokon në gjykatë: Më kishte bërë magji

Shqipëria

Vrau nënën, djali shokon në gjykatë: Më kishte bërë magji

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:44
Olsi Çekiçi

“Më kishte bërë magji!” Më këto fjalë u justifikua para Gjykatës së Pogradecit, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij Firdes Çekiçi 70 vjeçe.

Teksa gjykata caktoi si masë sigurie “arrest me burg” për të, Çekiçi nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Ai ka pretenduar se e goditi i pari vëllai me sende të forta, teksa ndërhyri për të shpëtuar nënën.

Image

Të njëjtin pretendim i ka thënë edhe efektivëve të policisë pas krimit, kur shkuan në vendin e ngjarjes dhe u përballën me skenën horror ku Çekiçi e kishte varur kokën e të ëmës, në portën e shtëpisë.

“Mos u afroni se gjaku është me magji”, është shprehur Çekiçi, i cili është i njohur për problemet e tij mendore.

Ka qenë vajza 15-vjeçare e të dyshuarit ajo që ka zbuluar ngjarjen e ndodhur në Buçimas të Pogradecit, ku pasi i çoi të atit për të ngrënë shkoi te fqinja ngjitur për të kërkuar diçka.

“Dëgjova të bërtitura dhe dola kur pashë se çfarë kishte ndodhur. Mora biçikletën dhe shkova në Komisariatin e Pogradecit që të thërrisja Policinë”, ka thënë e mitura.

Olsi Çekiçi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat