1 viktimë dhe 125 të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve në Shqipëri

Shqipëria

1 viktimë dhe 125 të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve në Shqipëri

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:14
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga 506 testime kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 125 persona.

Po ashtu, në përditësimin e të dhënave bëhet me dije se në 24 orët e fundit, është raportuar 1 viktimë.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen e shkaktuar nga Covid-19, një 55 vjeçare nga Vlora, duke e çuar në 200 numrin e jetëve të humbura në vendin tonë nga fillimi i pandemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat