Pipero: Maska e detyrueshme edhe në rrugë!

Shqipëria

Pipero: Maska e detyrueshme edhe në rrugë!

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 12:03
Pëllumb Piperos

Ai ka qenë ‘partizan’ i mos vendosjes së maskës në rrugë, por duket se sipas Pëllumb Piperos me pērkeqësimin e situatēs së Covid-19 në vend tashmë është e nevojshme që maska të bëhet e detyrueshme, edhe në rrugē.

Sipas Piperos do të ishte e mirë që maska të bëhej e detyrueshme dhe në ambiente të hapura, që qytetarët të mësoheshin me përdorimin e saj, veçanërisht në qytetet ku ka një numër më të madh popullsie.

I ftuar në Fax News Pipero u shpreh:

“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish”, tha mjeku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat