Mik i 'killerit', kush është i arrestuari në Tiranë që ishte në kërkim për masakrën në Lushnje

Shqipëria

Mik i 'killerit', kush është i arrestuari në Tiranë që ishte në kërkim për masakrën në Lushnje

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:01
Viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i policisë së Tiranës ku u arrestua një personazh të dyshuar të krimit.

Blutë e kryeqytetit kanë arritur të prangosin Anterio Kaloshin, i cili ishte duke udhëtuar me Meard Berberin.

Berberi është i dyshuar për ngjarjen e 8 gushtit në Tushemisht, ku u sulmua një hotel. Sulmi me armë në Tushemisht më 8 gusht iu bë pronarit të Hotel Volorekës Jetmir Muçllari.

Ndërsa, Anterio Kaloshi ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Lushnjë në vitin 2017.

Anterio Kaloshi, 29 vjeç, ishte në kërkim si personi që ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, i cili u arrestua pak muaj më parë. Ai kishte marrë një shtëpi me qira në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku qëndronte së bashku me Bilbilin.

Ai gjithashtu akuzohet se është i përfshirë në masakrën e Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun, në kërkim dhe Orges Bilbilin, i arrestuar në prill të 2020. Në atentatin e dyfishtë të ndodhur në 2017, mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës.

Anterio Kaloshi, së bashku me Laert Haxhiu, më 28 korrik  i shpëtuan sërish policisë gjatë një operacioni në Lushnje për kapjen e tyre. Haxhiu është ende në kërkim, ndërsa Kaloshi u arrestua sot në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat