Topollaj: Bashkia e Tiranës e gjitha në shërbim të karrierës politike të Veliajt, i paprekshëm nga mediat

Shqipëria

Topollaj: Bashkia e Tiranës e gjitha në shërbim të karrierës politike të Veliajt, i paprekshëm nga mediat

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 07:04
Fabian Topollaj

I ftuar në Ora News, anëtari i vetëm i opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj than se në këtë kohë krize, bashki nuk ekziston.

Topollaj u shpreh se e gjithë bashkia e Tiranës është kthyer në një mallë për sponsorizimin e karrierës personale të Erion Veliajt.

Topollaj: Mund të jetë rasti i vetëm në botë që bashkia nuk është marrë asnjë masë në funksion të infeksionit. Bashkia Tiranë nuk ekzistion në këtë krizë të madhe, edhe pse është institucioni me buxhetin më të madh ndoshta. Bashkia e Tiranës është kthyer në një mallë për sponsorizimin e karrierës së Erion Veliajt. Territori i bashkisë po përdoret si plaçkë për të plotësuar ambiciet e tij politike. Tirana është kthyer në një vend që përdoret për qokë për të dhënë leje ndërtimi për biznesmenët që do të sponsorizojnë fushatën e tij elektorale. Është njeriu që shpërndan me dorën e tij tenderat në bashki.

Bashkia e Tiranës është kthyer në një institucion me punësime politike. Ndoshta ia ka kalon edhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit. Bashkia e Tiranës ka hall që të shpërndajë rroga për armatën e Erion Veliajn dhe karrierën e tij politike.

Për Topollajn, nuk është çudi që është sulmuar RTV Ora, sepse ka qenë një televizion që ka ekspozuar Erion Veliajn.

Topollaj: Nuk është çudi që e vetmja media që ka ekspozuar Veliajn, është në qendër të sulmit. Është e çuditshme që Veliaj është i paprekshëm nga mediat. Masivisht të krijohet ideja që njerëzit që jetojnë në Tiranë janë më fatlumët në botë. Ky është një sponsorizim i Veliajt për imazhin e tij personal. Mediat nuk merren me problematikat e bashkisë së Tiranës që është ndër institucionet më të mëdha në vend. Nga ana tjetër, opozita është shumë e dobët sepse braktisi mandatet, ndërsa Veliaj ka mundësi më shumë për të blerë media. Jemi në një vend gjysmë demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat