Rama konfirmon hapjen e shkollave: Çështje delikate, vendim i vështirë

Shqipëria

Rama konfirmon hapjen e shkollave: Çështje delikate, vendim i vështirë

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 14:52
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama konfirmon hapjen e shkollave në vjeshtë. Gjithçka teksa ndau momentet e një video-komunikimi mes ministres së Arsimit Besa Shahini me atë të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama thotë se ministret komunikojnë lidhur me arsyetimin dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende.

“Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama.

Në komunikimin e saj, ministrja Shahini iu kërkoi bashkive që të përgatiten për të rihapur shkollat në shtator, teksa garantoi se mësimi do të bëhet duke garantuar distancën dhe në grupe të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat