Plagosi një person me thikë, prangoset 18-vjeçari

Shqipëria

Plagosi një person me thikë, prangoset 18-vjeçari

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në Korçë gjatë një konflikti për motive të dobëta.

“Më datë 23.08.2020, rreth orës 20:30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të një këndi lojërash, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi R. M., rreth 18 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Policia ka mundur ta kapë dhe shoqëruar për në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat