Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta, moti ideal për plazh

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta, moti ideal për plazh

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 25ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por mundësitë për reshje janë të pakta. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 19ºC deri në 34ºC dhe në zonat e ulëta nga 24ºC në 35ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat