Shtatë të plagosur pas një sherri masiv në Elbasan, një në gjendje të rëndë

Shqipëria

Shtatë të plagosur pas një sherri masiv në Elbasan, një në gjendje të rëndë

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një sherr masiv është raportuar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se në konflikt janë përfshirë disa persona, ku të paktën shtatë prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Noa ka mësuar se sherri nisi në një lokal mes disa personave që po konsumonin pije alkoolike.

Disa prej të lënduarve ndodhen në spitalin e Elbasanit, ku për njërin prej tyre thuhet se është në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat